English

Kompania ajrore ”Japanese Airline” ndihmon pasagjerët të mos ulen afër fëmijëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania ajrore, “Japan Airlines” ka krijuar një plan të ri lidhur me vendet të cilat do të zgjedhin pasagjerët gjatë udhëtimit.

- Advertisement -

Sipas këtij projekti, në internet në momentin që ju do të zgjidhni për të udhëtuar me këtë kompani, do t’ju shfaqet nëse pranë vendeve ku ju dëshironi të uleni do të keni një foshnje.

Të gjithë pasagjerët të cilët do të udhëtojnë me fëmijët e tyre duke filluar nga 0 vjeç deri në 2 vjeç dhe që i zgjedhin vendet e tyre përmes applikimit online, do të rregjistrohen me ikonën e fëmijës.

 

 

 E gjithë kjo bëhet për të paralajmëruar pasagjerët se ku ndodhen fëmijët e vegjël të cilët mund të shqetësojnë të tjerët me të qarat e tyre.

I gjithë ky ndryshim i bërë nga kompania “Japan Airlines’’ është publikuar në mediat sociale ku opinionet e njerëzve kanë qenë të ndryshme. Disa prej tyre e kanë pëlqyer këtë ndryshim, disa të tjerë jo.

Midis këtyre komenteve janë dhe disa opinione të dhëna nga prindërit të cilët deri tani kanë udhëtuar me këtë kompani ajrore dhe nuk janë ntë kënaqur nga mënyra sesi kjo kompani i trajton fëmijët. Sipas tyre edhe pse kompania ofron piktura, libra, lodra, mbulesa fëmijësh dhe lëng molle për të vegjlit, ata nuk I mirëpresin siç duhet fëmijët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×