English

Kompania e aktorit Gazmend Paja merr 133 mijë m2 tokë në Dhërmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

- Advertisement -

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Projekti per “Dhermi Resort”

Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë.

Projekti per ‘Dhermi Resort’

9 COMMENTS

  1. Kerkova kompanit dhe nuk lexova diku emrin e aktorit. Spo kuptoj, por ne raste te tilla hallal sepse 2000 punues eshte dicka positive. Edhe nje eco friendly resort eshte super per turizmin shqiptar!

    • Per cfare turizmi flet? Investimi turistik ne Palase si perfundoi? Vilat po shiten njera pas tjetres dhe bleresit i japin me qira ne vere. Investitori strategjik i thenshin i shet me 3 fishin e kostos a mos me shume dhe mirupafshim. Cfare fitoi shteti , shoqeria ketu me dhenjen e tokes dhe bregut publik?

    • Eco friendly??? He me Gazi mjaft tani. Pak se u bere strategjik, te pakten mos u tall me ne te cileve po na vjedh token pa na dhene nje qindarke.

  2. Per cfare turizmi flet? Investimi turistik ne Palase si perfundoi? Vilat po shiten njera pas tjetres dhe bleresit i japin me qira ne vere. Investitori strategjik i thenshin i shet me 3 fishin e kostos a mos me shume dhe mirupafshim. Cfare fitoi shteti , shoqeria ketu me dhenjen e tokes dhe bregut publik?

  3. Ceshte kjo pike e zeze ne Shqiperi nese je i njohur duhet te vdesesh per buke se ndryshe te bejne llogarine ku i gjete pse i gjete..merruni me ata qe e vrane dhe e prene ate popull jo me idiotesira…

  4. Po pra Eco friendly lexo pak informacionet dhe faktet dhe mos ke bazë fake news të SHQIPËRIS DHE LEXO KUSH JANE PRONARET E KOMPANIVE është e thjesht në GOOGLE you can find everything. Un jashtë jetoj dhe kam investuar në Shqipëri di ca them. Por gjithsesi me vjen keq që lexoj komente negative ” pastrim parash dhe etc” kurr të gjithë shqiptarët pa përjashtim të njëjtin gjë bëjnë. Por prap se prap STOP BELIEVE IN FCKING MEDIA. Dhe zonja Anna Fiton 2000 veta pune Shqipëria apo je kudra me kte gje? Dhe mos me flisni për shitje pronave publike se sidomos ju qe jetoni ne Shqipëri na keni shitur me vite tani tokat dhe neve si persona në kurbet. Hajde cao tani sepse mentaliteti në Shqipëri ka mbetur në 1900 akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×