English

Kompania farmaceutike amerikane investon 2 mld dollarë në ilaçin për humbje peshe 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania farmaceutike amerikane Eli Lilly, e cila gjithashtu ofron ilaçe për humbje peshe, shpenzoi pothuajse dy miliardë dollarë në vitin 2023 për të fituar të drejtën e përdorimit të ilaçit bimagrumab të Versanis Bio, raporton Reuters.

- Advertisement -

Bimagrumab parandalon aktivitetin e një proteine ​​të quajtur miostatin dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve duke frenuar miostatinën dhe duke lejuar rritjen dhe ruajtjen më të madhe të masës muskulore.

Metodat aktuale të humbjes së peshës si ndryshimi i stilit të jetesës, kirurgjia dhe terapitë e njohura si Novo Nordisk’s Vegovi ose Eli Lilly’s Zepbound rezultojnë në humbje të yndyrës, por edhe të masës muskulore, e cila mund të rrisë rrezikun e rënies dhe të zvogëlojë forcën e përgjithshme, veçanërisht te pacientët e moshuar.

Megjithatë, hulumtimi i ri nga Eli Lilly ka për qëllim zhvillimin e trajtimeve për humbje peshe që ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen ose rritjen e masës muskulore.

Eli Lilly është duke testuar bimagrumab vetë dhe në kombinim me Novo’s vegovi, por gjithashtu po bashkëpunon me kompaninë kineze Laekna për zhvillimin e një ilaçi të ngjashëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?