Gjigandi i naftës franceze, Total, është paditur nga një grup organizatash joqeveritare dhe autoritetesh vendase.
Qëllimi i tyre është që të detyrojnë kompaninë të ulë ndjeshëm emetimet e gazrave serë.
“Një model biznesi që nuk përputhet me Marrëveshjen e Parisit”.
Ky është rasti i parë i tillë kundër një kompanie private në Francë.
“Total është një kompani franceze, emetuese e madhe e karbonit në Francë. Ajo lëshon më shumë emetime gazi se gjithë pjesa tjetër e territorit francez dhe është një model biznesi që është krejtësisht i papërputhshëm dhe i papajtueshëm me synimet e marrëveshjes së Parisit. ” thotë Paul Mougeolle, avokati që përfaqëson organizatën joqeveritare “Notre Affaire à Tous”, e përkthyer si Rasti Jonë për të Gjithë.
[twitter_feed=https://twitter.com/ColumbiaClimate/status/1222185621172760577]
Sipas një statuti francez të llogaridhënies, i quajtur “detyrimi i vigjilencës” metodat e përdorura nga kompanitë e mëdha në mënyrë që të sigurohen që nuk ka dëme ndaj mjedisit duhet të parashtrohen qartazi.