English

Kompanitë e mëdha të BE-së duhet të dyfishojnë shpenzimet për klimën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompanitë europiane shpenzuan 124 miliardë euro për të ulur gjurmën e karbonit në 2019, por sipas një raporti kjo shumë është vetëm gjysma e asaj që duhej të ishte shpenzuar në mënyrë që BE-ja të arrijë objektivin për eliminimin e karbonit deri në 2020-n.

- Advertisement -

Projekti i Zbulimit të Karbonit (CDP), një organizatë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar e specializuar në raportimet mbi mjedisin, tha në raportin e fundit se 822 kompanitë më të mëdha në Europë, emetimet e të cilave janë ekuivalenti i 75 të atyre të BE-së, raportuan investimin me 12 për qind të kapitalit të tyre për të ulur emetimet e karbonit në 2019.

65 miliardë euro u dhanë për studime dhe zhvillim ndërsa pjesa tjetër prej 59 miliardë eurosh shkoi drejt teknologjive elektrike, përfshi këtu edhe të rinovueshmet.

Sipas CDP-së, duhen më shumë investime në sektorin e materialeve ku hyjnë kompanitë në industrinë e çimentos, lëndëve kimike, metaleve, minierave dhe çelikut.  

Rritja e investimeve për uljen e karbonit ofron përfitime ekonomike, CDP-ja argumentoi që kompanitë po shohin “mundësi të reja përfitimi prej 1.22 triliardë eurosh, më shumë se gjashtëfishi i investimit të tyre”.

Komisioni Europian shpalli vitin e shkuar se blloku synon të bëhet kontinenti i parë që nuk përdor karbon deri në 2050 dhe shpalosi një sërë masash tranzicioni drejt një ekonomie më miqësore me mjedisin.

Vendet anëtare të BE-së duhet të ulin emetimet me 40 për qind në krahasim me nivelet e 1990 dhe të rrisin përdorimin e energjive të rinovueshme me 32 për qind deri në 2030.

Për ta arritur këtë objektiv, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i CDP-së Steven Tebbe, theksoi se “2020 duhet të jetë super dekada e veprimit mbi klimën”. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?