English

Kompanitë fasone në vështirësi, Ahmetaj: Në bisedime me vendet e BE-së për prodhimin e maskave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, i ka kthyer përgjigje shqetësimeve të biznesit të fasonit, i cili me anë të një shkrese zyrtare, i kërkoi atij që të bëhet një urë lidhëse ndërmjet biznesit fason në Shqipëri dhe qeverive të vendeve të BE-së, për prodhimin e materialeve spitalore.

- Advertisement -

Në letrën e tij Ahemetaj shprehet se po shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit të kompanive të huaja me ato shqiptare për prodhimin e maskave.

“Në përgjigje të shqetësimit të ngritur prej jush në lidhje me ecurinë e aktivitetit të sektorit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, me material porositës, si pasojë e situatës ekonomike të krijuar në kushtet e pandemisë COVID-19, dëshiroj t’ju bëj me dije në emer të qeverisë shqiptare se janë duke u vlerësuar me kujdes efektet e shkaktuara në këtë sektor, si në çdo sektor tjetër të ekonomisë.

Ahmetaj shprehet se ka kontaktuar me qeveritë e vendeve fqinje dhe ato të BE-së, për të kërkuar bashkëpunimin e tyre me kompanitë shqiptare.

Personalisht kam kontaktuar me qeveritë e vendeve fqinje dhre ato të BE-së, për të kërkuar bashkëpunimin e tyre me kompanitë shqiptare, duke i përshtatur kërkesat në funksion të situatës emergjente, për prodhimin e maskave, veshjeve dhe këpucëve.

Ministri për Rindërtim thekson ndër të tjera se sugjerimet dhe propozimet e sipërmarrjeve në disa sektorë të ndryshëm, janë pranë përfundimit të procesit të vlerësimit nga një grup i posaçëm pranë Ministrisë të Rindërtimit dhe Ministrisë të Financave, në konsultim me praktikën e ndjekur në këto kiushte edhe nga vendet e tjera, ndërsa në ditët në vijim pritet të konkludohen propozimet konkrete për masa potenciale mbështetjeje.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?