Komuna e Haraçinës mbyll dyert, stafi u kërcënua me jetë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari dhe administrata e komunës shqiptare të Haraçinës në rajonin e Shkupit, kanë mbyllur dyert e objektit. Nuk do të shkojnë në punë derisa të ndjehen të sigurt pas disa kërcënimeve me jetë.

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, në një konferencë për mediat, ka kujtuar se më herët është sulmuar fizikisht, ndërsa tani kërcënohet me jetë pasi punon sipas ligjit dhe kjo nuk i intereson një grupi njerëzish.

“Këtë konferencë e kemi caktuar si rezultat i disa incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin edhe tani. E nëse e lëmë kështu pa mos reaguar do të ndodhin edhe në të ardhmen. E dinë organet e rendit, i njohin edhe personat që kërcënojnë jo vetëm mua si kryetar por edhe gjithë administratën. Andaj nga e marta pas atij incidentit komuna do të jetë e mbyllur deri të zgjidhet rasti i plotë,” – deklaroi Ibrahimi.

- Advertisement -

Arsyet e sulmeve sipas kryetarit, janë disa toka bujqësore shtetërore që sulmuesit i kanë uzurpuar dhe nuk lejojnë shfrytëzimin e tyre për të mira publike si ndërtimi i një stadiumi dhe një zone ekonomike. Ibrahimi thotë gjithashtu se nuk lejohen as emërime në poste të tjera të komunës duke frikësuar çdo kandidat potencial.

“Përveç kësaj një kohë të gjatë kam problem edhe me emërimin e drejtorëve të shkollave fillore në kuadër të Komunës së Haraçinës, sepse çdo kandidat që më jepet nga ana e Këshillit të shkollës, po të njëjtët persona i kërcënojnë dhe asnjë nga këts kandidatë nuk pranon për tu përzgjedhur drejtor shkolle. Me qëllim që situata mos të eskalojë edhe më tutje, ftoj organet e rendit, si dhe prokurorinë publike të veprojnë. Kërkojmë përkrahjen edhe të juve mediave. Haraçina meriton zhvillim dinjitoz,” – tha Ibrahimi.

Policia e Maqedonisë së Veriut do të ngrejë kallëzim penal ndaj kërcënuesit për rrezikimin e sigurisë ndërsa ministri i brendshëm kërkon funksionimin e komunës. Dallimet politike sipas tij, duhet të lihen mënjanë për të mirën e qytetarëve.

“Unë mendoj se të gjitha ato që po ndodhin në Haraçinë janë gjëra që duhet të zgjidhen mes tyre, sepse konfliktet e ndërsjella që kanë njerëzit me origjinë të njëjtë politike, dhe me interesa të njëjta, nuk duhet të reflektojnë negativisht tek qytetarët e Komunës. Më vjen keq që Komuna po kthehet përsëri në një kohë në të cilën nuk ka pasur funksionalitet dhe nuk po zgjidhet asnjë problem i qytetarëve,” – u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Para tetë muajsh kryetari i komunës së Haraçinës u sulmua fizikisht nga tre persona, për të cilët nisi një procedim penal, ndërsa tani kërcënuesi 69 vjeçar po ashtu është marrë në pyetje në polici.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Flutura Açka: Përveç Bardhit s’i kuptoj deputetët e tjerë që ikën nga mbledhja

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha në “Now me Erla Mëhillin” se përveç largimit të Gazmend Bardhit, ikjen e deputetëve të tjerë nuk...

SHBA dhe Britania e Madhe miratojnë “Deklaratën Atlantike” për bashkëpunim

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden miratuan sot “Deklaratën Atlantike” për partneritetin ekonomik të dy vendeve. Deklarata nënkupton se...

“Tabakun e sulmuan deri të fëmijët”, Mëhilli përplaset me Açkën: Po më surprizon

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se njerëzit prezent që shkaktuan tensionin pas mbledhjes së kryesisë së PD-së duhet të kenë pasur arsye...

TË FUNDIT

Flutura Açka: Përveç Bardhit s’i kuptoj deputetët e tjerë që ikën nga mbledhja

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha në “Now me Erla Mëhillin” se përveç largimit të Gazmend Bardhit, ikjen e deputetëve të tjerë nuk...

SHBA dhe Britania e Madhe miratojnë “Deklaratën Atlantike” për bashkëpunim

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden miratuan sot “Deklaratën Atlantike” për partneritetin ekonomik të dy vendeve. Deklarata nënkupton se...

“Tabakun e sulmuan deri të fëmijët”, Mëhilli përplaset me Açkën: Po më surprizon

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se njerëzit prezent që shkaktuan tensionin pas mbledhjes së kryesisë së PD-së duhet të kenë pasur arsye...

“Çfarë duan këta njerëz?”, Açka flet për të “fortët” që rrethuan deputetët e PD

Deputetja Flutura Açka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e ndodhur në mbledhjes së kryesisë së PD 2 ditë më parë. Ajo u...

Pacolli: Albin Kurti e ka refuzuar Ramën me arrogancë siç bën me ndërkombëtarët

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në emisionin Now në Euronews Albania se marrëdhëniet mes Kurtit  dhe Ramës kanë qenë gjithmonë irelevante. Sipas tij, Kurti...








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×