English

Një qytet në Francë pezullon lidhjet me Poloninë pas deklaratave homofobike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një komunitet në Francë ka votuar unanimisht për të pezulluar lidhjet me një qytet në Poloni pas mënyrës sesi ata janë sjellë ndaj homoseksualëve.  

- Advertisement -

Këshilltarët e Orleansit konfirmuan se do t’i jepnin fund marrëdhënieve zyrtare me qytetin e Tuhuvit, në juglindje të Polonisë.

Në maj të 2019-s, Tuhuvi ishte në radhët e fshatrave dhe qyteteve në Poloni që u vetë deklaruan si zona “të lira nga ideologjitë e komunitetit LGBT”.

Për këtë arsye, këshilli bashkiak i Orleansit votoi për të pezulluar pas 25 vitesh lidhjet e tyre zyrtare pasi morën vesh për vendimin e tyre.

“Franca është e angazhuar në luftën kundër shkeljeve për të drejtat e njeriut, të bazuara në orientimin seksual”, thuhej në deklaratën e këshillit.

“Ne theksojmë se të drejtat e njeriut duhen aplikuar pa diskriminim për të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor”.

“Nuk mund të pranojmë që lidhjet tona të jenë të komprometuara”

Këshilli bashkiak gjithashtu bëri thirrje që Tuhuvi të japë shpjegime për arsyet që e çuan drejt kësaj zgjidhje dhe për revokimin e këtij vendimi.

“Nuk mund të pranojmë që lidhja që i bën bashkë këto qytete, përmes një betimi binjakëzimi, të komprometohet”.

Kryetarja e Bashkisë së Tuhuvit, , Magdalena Marszalek, e ka kritikuar vendimin e Orleansit duke thënë se shumë persona nga komuniteti i saj nuk e mbështesin deklaratën e këshilltarëve vendorë.

Marszalek gjithashtu sugjeroi se vendimi ishte pjesë e një fushate elektorale, teksa zgjedhjet vendore pritet të mbahen në mars.

Ajo gjithashtu shprehu keqardhje se ndërprerja e lidhjeve do të ndikojë negativisht mbi marrëdhëniet midis banorëve.

Por vendimi është lavdëruar gjerësisht nga anëtarë të komunitetit LGBT si në Francë ashtu edhe në Poloni.

Vitin e shkuar, 80 bashki në Poloni deklaruan se janë çliruar nga ideologjitë e komunitetit LGBTI, duke u zotuar se do të shmangin inkurajimin e tolerancës ndaj homoseksualëve.

Kjo erdhi pas fushatës elektorale të partisë në fuqi Ligj dhe Drejtësi (PiS) përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Partia konservatore thotë se po përpiqet të mbrojë fëmijët dhe familjet tradicionale nga korruptimi prej lëvizjeve për të drejtat e homoseksualëve.

Në dhjetor të 2019, shumica e Parlamentit Europian votoi një tekst që i kërkonte autoriteteve revokimin e deklaratave.

Aktivistë të LGBT në Poloni thanë për Euronews se “nuk ndihen të sigurt” në vendin e tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?