English

Koncesioni i sterilizimit, Manastirliu: Ka rritur sigurinë e jetës, 2 herë më pak infeksione postoperatore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në studion e Ilva Now, në Euronews Albania mbrojti maksimalisht koncesionin e sterilizimit, i denoncuar nga ana e shoqërisë civile në SPAK si një koncesion abuziv.

- Advertisement -

Teksa e cilësoi infodemi ose mungesë informacioni atë që thuhet lidhur me këtë koncesion, ministrja e Shëndetësisë theksoi faktin se falë këtij investimi të realizuar përmes PPP (Partneritet Publik Privat), është rritur ndjeshëm siguria e jetës së qytetarëve, duke qenë se janë ulur me dy herë infeksionet postoperatore.

“Kjo PPP ka siguruar më shumë siguri për jetën e qytetarëve që futen në operacione, janë ulur me 2 herë infeksion postoperatore, krijohet mundësi për më pak antibiotikë, ulet numri i ditëve të qëndrimit të spital. Tani nuk ka më lista pritjeje sa i përket ndërhyrjeve operatore”, – u shpreh ministrja.

Teksa sqaroi rishikimin që i është bërë këtij koncesioni, ministrja Manastirliu bëri me dije se ky rishikim që është bërë pas bisedimeve që zgjasin prej rreth një viti, nuk sjell ulje të cilësisë së shërbimit të qytetarëve.

“Ulja e çmimit është bërë për mbi 63 mijë ndërhyrje operatore, mbi këtë bëhet një ulje në çmim me 25 për qind pasi tregon se është rritur efiçenca e sallave operatore”, – tha Manastirliu.

E pyetur lidhur me premtimin e të majtëve kur erdhën në pushtet në 2013 për shëndetësi falas, ministrja e Shëndetësisë u shpreh se falë investimeve dhe rritjes me 43 për qind të buxhetit për shëndetësinë, ose 75 mld lekë, qeveria po shkon drejt objektivit për një shëndetësi të aksesueshme, cilësore dhe të përballueshme nga të gjithë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?