English

Konferenca e Donatorëve, Britania e Madhe ofron 1 milion paund për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur lajmin se në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, do të dhurojë një shumë prej 1 milion paund.

- Advertisement -

“Qeveria e Britanisë së Madhe ka luajtur rolin e saj në konferencën e donatorëve ndërkombëtarë me një donacion prej 1 milion paund. Krah për krah me Shqipërinë në këto kohë sfiduese me masa konkrete për ta ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të nëntorit”, shkruan ambasada britanike në Tiranë.

Deri tani janë tri vende që kanë zbuluar shumën financiare që do t’i ofrojnë Shqipërisë si ndihmë për rindërtimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Fillimisht ishte Holanda, e cila përmes ministri të saj të Jashtëm, Stef Blok, i cili konfirmoi se vendi i tij do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro.

Ndërsa po sot, Suedia përmes ministrit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Peter Eriksson bëri të ditur se do të ofrojnë 5.6 milionë euro si ndihmë për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin. Për këtë, Presidentja e KE dhe Kryeministri i Shqipërisë do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë Konferencës së Donatorëve sot në Bruksel.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj duke folur për pritshmërinë që nga Konferenca e Donatorëve ka deklaruar në një intervistë për televizionin “Klan”, se presin që të arrijnë në një vlerë 300-350 milionë euro.

Në raportin e udhëhequr nga Banka Botërore për dëmet e shkaktuara, përllogaritet që fatura të jetë 1 miliard euro. Nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 persona humbën jetën kurse rreth 1 mijë të tjerë u plagosën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?