English

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, kërkohen mbi 800 milionë euro vetëm për strehimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian do të mbajë më 17 shkurt në Bruksel një konferencë me donatorë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

- Advertisement -

Vendet anëtare të BE, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore do të jenë pjesëmarrëse.

Konferenca “Së bashku për Shqipërinë”, do të nisë rreth orës 14:30. Mbledhja do të drejtohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, në prezencë të Kryeministrit, Edi Rama.

Fillimisht do të prezantohet një bilanc për nevojat pas katastrofës dhe më pas do të ketë një konferencë për mediat.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, me magnitudë 6.4 shkaktoi dëmtim të infrastrukturës publike dhe private, duke lënë mijëra familje pa strehim ndërsa 51 persona humbën jetën kurse rreth 1 mijë të tjerë u plagosën.

Komisioni Evropian fillimisht ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin. Ndërkohë në raportin e udhëhequr nga Banka Botërore për dëmet e shkaktuara përllogaritet që fatura të jetë 1 miliard euro për të gjitha dëmet e shkaktuara në 11 bashkitë e prekura.

Bashkia më e prekur cilësohet Durrësi, ku sipas raportit për dëmet, do t’i nevojiten rreth 310 milionë euro për rindërtimin. Ndërsa Tirana, që vjen e dyta konsiderohet se ka nevojë për ndërtimin për një shumë prej 303 milionë euro. Më pas bashkia e tretë më e dëmtuar vjen Kruja, dhe më pas Kavaja, Shijaku dhe Vora.

Në total, përllogaritet se do të nevojiten 802 milionë euro vetëm për rindërtimin dhe riparimin e banesave të dëmtuara nga lëkundja e fortë. Kurse rreth 94 milionë euro përllogaritet se nevojiten për dëmet e shkaktuara në infrastrukturën arsimore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?