English

Jo vetëm para, nga se përbëhet fondi prej 1,15 miliardë eurosh për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Konferenca e Donatorëve ka rezultuar frytdhënëse me një fond prej 1.15 miliardë eurosh për programin e rindërtimit. 

- Advertisement -

Rreth 800 milionë euro janë para në formën e huave të dhëna nga grupet e bankave në mbështetje të rimëkëmbjes së biznesit dhe sektorit të turizmit. Prodhimi ishte një ndër më të goditurit, dhe dëmet në sektorin e turizmit lidhen më tepër me të ardhmen, sesa me humbjet materiale të pësuara.

Më pak se 400 milionë euro kanë qenë para të dhuruara nga shtetet pjesëmarrëse të konferencës. Shumica e tyre do të shërbejnë për plotësimin e nevojave të rindërtimit, qoftë ndërtimit të banesave, shkollave, apo infrastrukturës. 

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara dhuruan 115 milionë euro, posaçërisht për ndërtimin e shtëpive.

Sllovenia dhe Sllovakia dhuruan 750 mijë euro të dedikuara për ndërtimin e shkollave të dëmtuara. Një pjesë e parave u dhuruan dhe për mbrojtjen civile dhe personat në nevojë, si UNICEF-i, Irlanda, apo Luksemburgu. Ndërkohë interesante ishte dhurimi i Hungarisë për rindërtimin e kishave të dëmtuara, apo SHBA që dhuruan 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës.

Por aleati më i madh i Shqipërisë dhe disa vende të tjera dhuruan para për ecurinë e reformave ligjore që po ndërmerren nga qeveria shqiptare për të forcuar transparencën.

 Përveç parave, shtetet u zotuan të ofronin gjithashtu asistencë teknike për rimëkëmbjen, trajnime për mbrojtjen sizmike e civile, asistencë psikologjike për personat në nevojë, dhe çfarëdo lloj ndihme tjetër që Shqipërisë do t’i nevojitet gjatë rimëkëmbjes.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?