English

Konferenca e donatorëve sjell reagime pozitive edhe nga aktorët politikë në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bujaria e donatorëve u duartrokit nga aktorët politikë në Tiranë, të cilët pavarësisht luftës së brendshme, kanë pranuar suksesin e arritur nga qeveria në ngritjen e fondeve për rindërtimin.

- Advertisement -

Megjithatë, theksi i të gjithëve është te sprova e vështirë e administrimit me seriozitet dhe ndershmëri e parave të dhuruara për qytetarët e goditur nga tërmeti.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas përfundimit të konferencës së donatorëve në Bruksel.

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to,“-shkroi Basha. 

Nevojës për transparencë dhe përgjegjshmëri i mëshonte në reagimin e saj edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. “Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm”, u shpreh ajo.

Në një reagim mbështetës ka ardhur edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, zakonisht një kritik i pamëshirshëm i politikave të qeverisë. “Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, ka shkruar presidenti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?