English

Konferenca e Donatorëve, Suedia ofron 5.6 milionë euro për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Suedia do të ofrojë një fond prej 5.6 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Peter Eriksson.

- Advertisement -

“Tërmeti i nëntorit në Shqipëri ishte një katastrofë e madhe. Sot, vende nga e gjithë bota do të takohen për të treguar mbështetjen e tyre në procesin e rindërtimit. Suedia do të ofrojë 5.6 milionë euro në total”, shprehet z. Eriksson.

Pak ditë më parë ishte ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili konfirmoi se vendi i tij do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro për vendin tonë.

Deri tani, Komisioni Evropian ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin. Për këtë, Presidentja e KE dhe Kryeministri i Shqipërisë do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë Konferencës së Donatorëve sot në Bruksel.

Në raportin e udhëhequr nga Banka Botërore për dëmet e shkaktuara, përllogaritet që fatura të jetë 1 miliard euro. Nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 persona humbën jetën kurse rreth 1 mijë të tjerë u plagosën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?