English

Konferenca e Jaltës: Si u vendos rendi botëror pas Luftës së Dytë Botërore dhe si nisi Lufta e Ftohtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 4 shkurt 1945, teksa regjimit nazist po i vinte fundi, tre liderët e forcave aleate u mblodhën në një resort në Jalta, një qytet në Krime, për të marrë pjesë në samitin që i dha formë skenës së Luftës së Ftohtë.

- Advertisement -

Fundi i regjimit nazist

Teksa po afrohej shkurti i vitit 1945, regjimit nazist të Adolf Hitlerit po i vinte fundi. Forcat aleate po hynin në Gjermani nga perëndimi, pasi kishin zbarkuar në Normandi disa muaj më parë, ndërsa në lindje, trupat sovjetike kishin mbërritur në Poloni.

Gjermania kapitulloi vetëm tre muaj më vonë, më 7 maj, një javë pasi Hitleri kreu vetëvrasje në një bunker në Berlin.

Kush mori pjesë në Jaltë?

Pjesëmarrësit në Pallatin Livadia në Jalta ishin kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt dhe lideri sovjetik Josef Stalin.

Më parë ata ishin takuar në një samit në Teheran, në fund të vitit 1943.

Çfarë u ra dakord në Jaltë?

Rezultati kryesor i Konferencës së Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në zona të administruara nga forcat britanike, franceze, sovjetike dhe amerikane.  

Udhëheqësit gjithashtu vendosën se makineritë ushtarake gjermane do të konfiskoheshin dhe se shumica e kriminelëve të luftës do të gjykoheshin në një gjykatë ndërkombëtare.

jalta ww

Pasi biseduan mbi këto çështje, tre liderët u kthyen nga Europa.

Në një takim të mëparshëm në Moskë, në tetor të 1944-s, Churchill dhe Stalini ranë dakord ta ndajnë Europën në sfera influencash, por në Jaltë u vendos se shtetet e Europës lindore si Bullgaria, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria dhe Rumania do të mbanin zgjedhje të lira. Megjithatë, Polonisë iu desh të japë një pjesë të territorit të saj tek ish Bashkimi Sovjetik.

Roosevelt, i cili besonte se Bashkimi Sovjetik do i duhej për të mundur Japoninë pas nazistëve, gjithashtu ra dakord se Bashkimi Sovjetik do të kërkonte ishujt e saj në Japoni, të cilat Japonia ia kishte marrë në fund të shekullit të shkuar.

Më në fund, tre liderët vazhduan bisedimet për funksionet e Kombeve të Bashkuara, teksa Stalini pranoi të bashkohej me ta.

Çfarë ndodhi pas Jaltës?

Jo çdo gjë shkoi sipas planit. Udhëheqja në Britani dhe SHBA ndryshoi pak kohë më pas. Churchillit u largua nga posti gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 1945-s, ndërsa Roosevelt pësoi hemoragji cerebale vetëm dy muaj pas samitit.

Roosevelt i kishte nënvlerësuar pasojat e bombës bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit dhe se Bashkimit Sovjetik nuk i duhej më të ndërhynte në Japoni.

Ndërkohë, Stalini, forcat e të cilit kishin pushtuar shumicën e Europës lindore, në fund të luftës hoqi dorë nga premtimi i tij për zgjedhje të lira dhe themeloi parti komuniste përgjatë gjithë Europës lindore.

Dy vite më pas, Harry Truman, pasaardhësi i Roosevelt në Shtëpinë e Bardhë, shpalosi doktrinën për të mbajtur në kontroll përhapjen e ideologjisë sovjetike.

Lufta e Ftohtë sapo kishte nisur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?