English

Konferenca për barazinë gjinore, Tirana pret zyrtarë nga Europa dhe Azia Qendrore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tirana ka mikpritur për herë të parë zyrtarë të nivelit të lartë nga Europa dhe Azia Qendrore që u bënw bashkë në Konferencën Ndërkombëtare “Mekanizmat efektivë institucionalë për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave: Hartimi i së ardhmes 30 vjet pas Pekinit”, organizuar nga MSHMS dhe Zyra Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qendrore.

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu siguroi  se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar ndaj vizionit që u shtrua në Pekin 30 vite më pare. Ajo  theksoi se ende ekzistojnë sfida të rëndësishme sa i përket barazisë gjinore ndaj theksoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të mbyllur hendekun gjinor dhe për të siguruar mbrojtjen e grave në të gjitha aspektet.

“Në raportin e Bankës Botërore për “Gruan, Biznesin dhe Ligjin 2024”, thuhet se asnjë prej 190 vendeve të vëzhguara nuk ka arritur barazinë e plotë ligjore për gruan, as edhe vendet më të pasura. Gratë ende gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjorë të burrave dhe botërisht, ato ende fitojnë vetëm 77 cent për çdo dollar të fituar nga burrat. Mbyllja e këtij hendeku do të rriste Prodhimin e Brendshëm Bruto të botës me mbi 20%, në disa rajone edhe më tepër”, tha Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Duke u ndalur në situatën në Ukrainë dhe vende të tjera, ministrja Koçiu vuri në dukje se mbi 600 milionë gra jetojnë në rajone të prekura nga konflikti, shumë të tjera shohin të drejtat e tyre të vendosura në rrezik. Ndaj ajo cilësoi se është  koha për të vepruar dhe se nevojitet një rinovim i angazhimit  kolektiv ndaj Axhendës së Pekinit +30.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?