Shefi i shërbimeve mjekësore, Chris Whitty deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar dy rastet e para të Coronavirusit të ri.
“Konfirmojmë se dy pacientë në Angli, anëtarë të së njëjtës familje, kanë rezultuar pozitivë në testin e kryer për coronavirusin e ri”, thuhej në deklaratë.
[twitter_feed=https://twitter.com/DHSCgovuk/status/1223176258030309377]
Ai shtoi se pacientët po marrin kujdes të specializuar dhe se po ndiqen procedurat e duhura për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
“Autoritetet po punojnë për të identifikuar çdo kontakt që kanë pasur pacientët, që të parandalojmë përhapjen e virusit. Ne jemi përgatitur për raste të mundshme në Mbretërinë e Bashkuar të prekur me coronavirusin e ri dhe kemi ndërmarrë masa kontrolli të forta për t’iu përgjigjur menjëherë” tha Whitty.
Shtetet e tjera europiane kanë konfirmuar gjithashtu një sërë rastesh të coronavirusit të ri në territoret e tyre.
Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më tani në Gjermani janë konfirmuar pesë raste, në Francë gjashtë, në Itali dy dhe në Finlandë një,.
Kina ka raportuar 9,692 raste të konfirmuara, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 213 ditën e premte, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar emergjencë shëndetësore globale.