English

Konfirmohet një rast i ri, 22 persona të prekur nga COVID-19 në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kosovë ka shkuar në 22 numri i të prekurve me COVID-19, teksa ditën e sotme është konfirmuar edhe një rast në Komunën e Malishevës.

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me  COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 246,181 raste të COVID-19 me 10,049 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (80.967), Italia (41.035), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 111.573 raste të COVID-19: Itali (41.035), Spanjë (18.077), Gjermani (15.320), Francë (10.995),  Mbretëri të Bashkuar (3.269), Holandë (2.460), Austria (2.196), Belgjikë (1,795),Greqi (464), Turqi (359), Serbi (118), Kroaci (110), Shqipëri (64), Maqedoni e veriut (50).

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?