English

Konflikt mes disa të rinjve në afërsi të gjimnazit në Tepelenë, dy të proceduar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sherr mes 4 gjimnazistëve dhe dy të rinjve të moshës 20 dhe 22-vjeç ka ndodhur ditën e martë në afërsi të shkollës së mesme në qytetin e Tepelenës.

- Advertisement -

Lajmi është bërë publik këtë të mërkurë nga policia lokale përmes një njoftimi për media.

Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal për dy personat të cilët shkuan afër shkollës së mesme dhe u konfliktuan me gjimnazistët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta”, thueht në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?