Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar.
Policia mësohet të ketë shoqëruar për ngjarjen një person për të sqaruar rrethanat, pasi ka dëshmi kontradiktore nga vendi i ngjarjes.
60-vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person, ndërkohë që të tjerë persona në vendngjarje i kanë bërë me dije policisë se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht.
60-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekimet e para dhe është jashtë rrezikut për jetën.
LEXO GJITHASHTU:
- Konflikt mes vëllezërve në Klos, arrestohet 38-vjeçari, policia i gjen një pistoletë
- U denoncua nga njerka pas konfliktit për vilën, lirohet djali i Nehat Kullës