English

Konflikti në Siri, Trump e Erdogan thirrje për të shmangur krizën humanitare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 “Do të bëhet e pamundura për të shmangur një krizë humanitare në Idlib”. Kështu pohuan presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti turk Erdogan pas bisedës telefonike të zhvilluar mes tyre. Të dy presidentët janë të bindur se  duhen marrë të gjithë masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës.  

- Advertisement -

Vrasja e 33 ushtarëve turq ditën e enjte, ka sjellë reagime të menjëhershme nga shteti turk dhe rus të cilët nuk kanë nguruar të akuzojnë njëri-tjetrin  për sulmin më të rëndë kundër ushtrisë turke  ne 30 vitet e fundit.

Vetëm pak orë më parë në një deklaratë për medien ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi për një bisedë të zhvilluar mes presidentit turk dhe atij rus, në përfundim të së cilës u vendos që të vazhdohet me koordinimin e mëtejshëm të forcave ruso-turke deri sa të kemi stabilizimin e plotë të situatës në Idlib.

Ndërkohë që përfaqësues të BE-së dhe të NATO-s u kanë bërë thirrje palëve për të hequr dorë nga situata e tensionuar në vend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?