Është zbardhur vdekja e dyshimtë e biznesmenit në Sarandë, më 24 Qershor. Një ngjarje që ka lidhje më një shpërthim të ndodhur më 5 maj 2024, ku në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit.
Fillimisht u dyshua se ishte një polumbar të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar. Por në fakt ka rezultuar se vdekja e biznesmenit Armand Nelaj, nuk ishte atentat, por ky i fundit bashkë me një mikun e tij, Eridon Muho, tentonte t’i vinte eksplozivin anijes së konkurrentit që dogji anijen në maj.
Anija e djegur ishte në pronësi të Muhos dhe pikërisht, ai kishte planifikuar hakmarrjen ndaj konkurrentit që donte t’i vendoste eksploziv, por e pësoi vetë. Lënda plasëse ka shpërthyer duke e lënë të dëmtuar rëndë biznesmenin nga Saranda.
Armand Nelaj dhe Erdion Muho, prej shumë kohësh kanë pasur konflikte me Andrea Qirjakon, i cili po ashtu si ata kryen itinerarin e udhëtimit Sarandë-Korfuz.
Erdion Muho, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidatë në siglën e pasrtisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit.
Pas zbardhjes së ngjarjes, policia thotë se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush është i riu që u arrestua për shpërthimin në Sarandë, ish-kandidat për deputet
- Po i vendoste tritolin anijes së konkurrentit, si vdiq biznesmeni në Sarandë