English

Kongresi i PS diskuton forcimin e rolit të gruas, Rama falenderon bashkëshorten: Opozita ime më e mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur sot Kongresi i PS, që do të zgjasë tri ditë. Diskutimet në ditën e parë të kongresit u fokusuan në çështje të barazisë gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në institucione.

- Advertisement -

Deputetja socialiste, Lindita Nikolla në fjalën e saj theksoi se falë nismës “Edhe 1” të Partisë Socialiste, në 4 muaj sot gratë socialiste janë 4,5-fishuar. Sipas saj, Edi Rama është lideri që ka vënë më shumë gra në bashki, parti dhe qeveri.

Në fjalën e gjatë të mbajtur në ditën e parë të Kongresit të PS, deputetja Eglantina Gjermeni tha se çdo shoqëri duhet të kontribuojë që gratë dhe burrat të kenë të drejta të barabarta në çdo fushë. Znj. Gjermeni shprehu shqetësimin për gjuhën agresive të përdorur ndaj grave në politikë, duke sjellë vëmendje gjuhën e përdorur në drejtim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa ka nënvijëzuar faktin se shumë shpesh kjo gjë bëhet model negativ në përditshmëri.

“Jo rrallë dëgjoni sulme personale dhe agresive ndaj grave në politikë, rasti i fundit është sulmi ndaj ministres së drejtësitë. Të gjithë ne, gra dhe burra duhet të jemi kundër këtij modeli në politikë, që sulmon personalisht për punën që bën dhe sidomos për faktin që je grua. Agresiviteti i politikës përçohet në sjellje e veprime agresive në shoqëri”, tha deputetja e PS.

Një fjalim më Kongresin e PS, mbajti edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama e cila iu kërkoi grave që të angazhohen më tepër në jetën publike dhe politike që zërat e tyre të dëgjohen dhe të ndikojnë në ndryshimin që qytetarët kërkojnë. Por edhe qeveria të bëjë politika më të mira që fëmijët të rriten në një ambient më të mirë.

“Shumë i bukur është stadiumi i ri, por pse s’kemi klasa specifike sportive nëpër shkolla për fëmijët?

U lumturova kur dëgjova se do ndërtohej kopshti i ri zoologjik, por pse s’kemi më shumë hapësira të hapura të gjelbra me kafshë të buta që fëmijët tanë të shkojnë të ulen e t’i studiojnë?” – tha bashkëshortja e kryeministrit, duke bërë opozitën e politikave sociale të PS në qeveri.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur ditën e parë të Kongresit falenderoi bashkëshorten e tij për gjithë kritikat dhe mbështetjen e saj ndaj tij, sepse e ka bërë një kryeministër më të mirë, duke portretizuar se gruaja është shtylla e një familjeje.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë, mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi, ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro- katundar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të të gjitha shoqeve dhe jam i qartë se kusurin do ta marr në Surrel për gjithçka s’u tha këtu. Po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat këtu, me atë opozitë që kemi ne do më dukej vetja më i madhi i të krejtve në botë”, tha kryeministri.

Nga kongresi do të zgjidhen dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe strukturat e reja të partisë socialiste.

Axhenda e kongresit të PS

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit
Integrimi Europian dhe Rajonal

Lajmi në përditësim…

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?