English

Konsensus për dëshmitarët, tek Komisioni i Shëndetësisë do thirret edhe Ilir Beqja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Socialistët dhe demokratët janë bërë bashkë dhe kanë votuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve për dy koncensionet, atë të sterilizimit dhe check up-it.

- Advertisement -

Mes personave që do të thirren janë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ish.zvministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj, si edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK.

Për marrjen e tyre në pyetje do duhet që komisioni hetimor i shëndetësisë t’i drejtohet SPAK për leje, ndërsa Beqaj ndodhet në qeli për abuzimet me fondet e SASPAC. Dëshmia e tyre do të varet nga autorizimi i institucioneve të drejtësisë.

Ndërkohë, në burg ndodhet edhe Rrapaj e zv.ministri Rrjepaj, të dy për koncesionin e “Sterilizimit”.

Dëshmia e Ilir Beqajt është caktuar më 9 tetor, ndërsa për Klodian Rrjepajn më 20 shtator. Për biznesmenin Ilir Rrapaj ende nuk është caktuar një datë.

Javën e ardhshme do të nisin dëshmitë, ku dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fiço, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani. Në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale.

Palët shprehën vullnetin për të dalë më një raport të përbashkët në fund të punës së Komisionit i cili pritet të mbyllet në muajin tetor.

PËR TË KËRKUAR LEJE PËR TË DËSHMUAR NË KOMISION:

ILIR BEQAJ, ISH MINISTËR I SHËNDETËSISË

KLODIAN RRJEPAJ, ISH ZV.MINISTËR I SHËNDETËSISË

ILIR RRAPAJ, BIZNESMEN

MARSELA SERJANI, ANËTARE E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

SAIMIR KADIU, ANËTAR I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

ARBEN GJATA, ANËTAR I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

PERTEF MERSINI, ANËTAR I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

GENC BYRAZERI, ANËTAR I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

NAILE ABAZI, ANËTARE E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?