English

Kontrabandë me mallra nga Greqia, arrestohet 51-vjeçari, e pëson edhe doganieri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 51-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi ka tentuar të fusë mallra kontrabandë nga Greqia.

- Advertisement -

Gjithashtu policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast ka nisur procedimi në gjendje të lirë për doganierin i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e 51-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat.

Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.

Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi F. H., 37 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Farkë, si bashkëpunëtor për kryerjen e disa vjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?