English

Kontratat në shëndetësi, arrihet dakordësia për dëshmitarët dhe kontrollet në terren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës.

- Advertisement -

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej. Kjo pikë e rendit të ditës u shty për një mbledhje tjetër.

Por të dyja palët vendosën të vijojnë me vizitat e përbashkëta në terren për të parë zbatimin e kontratave koncensionare. Në dy javët e ardhshme do të zhvillohen vizita në Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.

Ndërkohë në ditët e para të qershorit do të nisin thirrjet e dëshmitarëve. Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit. Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?