Mijëra besimtarë ortodoksë të qytetit të Korçës por edhe të tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit kanë festuar Krishtlindjen në qytetin më të madh në juglindje të vendit.
Në meshën e mbajtur mëngjesin e kësaj të mërkure në katedralen “Ringjallja e Krishtit” nga mitropoliti Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, fjala kryesore është mbajtur lidhur me krizat që po bota po përjeton se fundmi. Mitropoliti i Korçës është shprehur se e vetmja zgjidhje e njerëzimit është besimi në Krisht
Në këtë ditë të shenjtë kanë uruar dhe besimtarët, madje edhe të tillë të ardhur nga Norvegjia, enkas për të festuar Krishtlindjet në Korçë
Mesha e Krishtlindjes është mbajtur në gjitha kishat e juglindjes se vendit, ndërsa më pas qytetarët janë mbledhur në shtëpitë e tyre për të festuar ditën më të veçantë për besimtarët e krishterë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenti Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit
- Traditat e festimeve të periudhës së Krishtlindjes më të vjetra se vetë krishtërimi