Një grua S.S. ka rënë nga apartamenti i pallatit ku banonte në një kat të lartë duke përfunduar në një platformen fundore të këtij pallati, ku dhe ka gjetur vdekjen
Burime të siguruara pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se shumë vite më parë gruas i kishte vdekur djali i vetëm, vdekje që i ka shkaktuar tronditje të thellë, aq sa shpesh herë i thoshte bashkëshortit të saj ;”Jeta jonë ka marrë fund pas vdekjes së djalit”
Mëngjesin e sotëm i ka kërkuar burrit të saj të bënte Pazarin e ditës e ne momentin kur është ndodhur e vetme ka hapur dritaren e ballkonit në apartamentin ku banonte dhe është hedhur poshtë.
Ky veprim i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kur bashkëshorti është kthyer, ka gjetur persona të shumtë në hyrjen e pallatit dhe bashkëshorten pa jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Hajde se kam pirë helm”- Vetëvrasja e 18-vjeçares dhe mesazhi për bashkëshortin
- Vetëvrasja e nënkomisarit, Rexhepi: Gur i rëndë për policinë, ç’tregon dera e kyçur