English

Koreja e Veriut, a mund të jetë izolimi duke fshehur një krizë shëndetësore katastrofike?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

A ka mbërritur coronavirus në Korenë e Veriut? Kjo është e vështirë të thuhet.

- Advertisement -

Nuk është çudi, që kombi më i fshehtë në botë të ketë kyçur gjithë burimet e informacionit, përveç versioneve zyrtare nga qeveria, ndërsa të huajt janë vënë në karantinë në shtëpitë e tyre që në fillim të shkurtit.

Sipas ekspertëve, izolimi i Koresë së Veriut përballë përhapjes së coronavirusit është mbrojtja e vetme e vendit. Kjo ndodh pasi sistemi i dobët i shëndetësisë do të haste vështirësi të mëdha për të frenuar epideminë, thonë ata.

“Nëse përhapet sëmundja, sistemi i Koresë së Veriut do të ishte i pafuqishëm”, thotë Choi Jung-hun, një doktor që ka jetuar në Korenë e Veriut përpara se të arratisej në Korenë e Jugut në 2012. “Do të ishte e pakontrollueshme”.

Spitalet e Koresë së Veriut nuk kanë qasje të rregullt të ujit dhe elektricitetit dhe vuajnë shpesh nga mungesa e medikamenteve.

Koreja e Veriut u rendit në vend të 193 nga 195 shtete gjithsej në Indeksin Botëror të Higjienës për vitin 2019 nga Universiteti John Hopkins, duke ia kaluar vetëm Somalisë dhe Guinesë Ekuatoriale.

Dhjetëra mijëra persona kalojnë kufirin kinez, 1,450 kilometra të gjatë, për të shkuar në punë në Kinë çdo ditë.

Në dhjetor, kur shpërtheu virusi në Wuhan, OKB-ja i kërkoi Kinës që të kthente në shtëpi punonjësit koreanë-verior, por nuk dihet saktësisht sesa janë kthyer në të vërtetë.

Përveç kësaj, populli i Koresë së Veriut vuan nga kequshqyerja dhe shumë nuk kanë qasje ndaj ujit të pijshëm thotë Tomas Ojea Quintana, raportuesi special i të drejtave të njeriut për Korenë e Veriut.

Gazetat bëjnë thirrje për kujdes

Autoritetet e Penianit thonë se situata është nën kontroll. Gazeta zyrtare Rodong Sinmun publikoi të premten një artikull ku thuhej se “fatmirësisht, coronavirusi i ri nuk ka hyrë në vendin tonë”.

Gazeta i bëri thirrje lexuesve për “bindje absolute” ndaj autoriteteve shëndetësore dhe disa ditë më parë paralajmëroi se “qoftë edhe vetëm një rast i coronavirus do të kishte pasoja shkatërrimtarë” në Korenë e Veriut. Gjithashtu kanë publikuar udhëzime për të shmangur grumbullimet publike dhe restorantet.

Ekspertët 100 për qind të sigurt që Koreja e Veriut është infektuar

Ekspertët në Korenë e Veriut i hedhin poshtë pretendimet se nuk ka asnjë rast të coronavirus në vend. Organizata Botëorore e Shëndetësisë nuk i ka refuzuar këto pretendime, ndërsa mediat në Korenë e Jugut kanë pohuar se ka të infektuar në veri.

“Jam 100 për qind i sigurt se ka persona të infektuar në Korenë e Veriut”, thotë Nam Sung-Wook, studiues në Universitetin e Koresë në Seul dhe presidenti i Institutit Kombëtar për Siguri Strategjike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?