English

Koreja e Veriut lëshon raketa një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria e Koresë së Jugut deklaroi se nga Koreja e Veriut janë lëshuar tre raketa të paidentifikuara, një javë pas hedhjes së predhave me rreze të shkurtër.

- Advertisement -

Raketat janë lëshuar nga qyteza bregdetare e Sondokut, sipas Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak të Koresë së Jugut.

Hedhja e raketave, e cila ishte pjesë e një manovre ushtarake, është mbikëqyrur nga vetë udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Bitania, Gjermania, Franca, Estonia dhe Belgjika e ngritën çështjen e raketave te mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit, këtë të enjte, më 7 mars.

Vendet perëndimore e quajtën veprimin e Koresë së Veriut “një provokim që shkelte rezolutën e OKB-së”.

Motra e udhëheqësit Kim Jong Un ka thënë në median shtetërore, KCNA, se manovrat nuk ishin bërë për të kërcënuar ndonjë vend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?