English

Koreja e Veriut rinis testimet raketore duke rritur tensionet me rivalët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje.

- Advertisement -

Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim.

Testimet e raketave të parat të verikoranëve në muajin e fundit janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë.

Ekspertët e huaj kanë parlaajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se Koreja e Veriut i ka lëshuar tri raketa të hënën.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i ka thënë parlamentit se raketat verikoreane kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, jashtë zonës ekonomike japoneze, dhe se nuk raportohet për dëme.

Kishida i ka dënuar veprimet e shpeshta të tilla të Koresë së Veriut, duke thënë se testimet raketore “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare”.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur lansimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si “provokime të qarta” që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dënuar, po ashtu, lansimet e raketave, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është “i hekurt”.

SHBA-ja i ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Përgjatë stërvitjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, lideri verikorean, Kim Jong Un ka udhëzuar ushtrinë e tij për të rritur përgatitjet për luftë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?