Koreja e Jugut ka deklaruar se janë tashmë 204 raste të konfirmuara të COVID-19, katërfishim i shifrës së raportuar dy ditë më parë duke ngjallur frikën për përhapjen e virusit përtej Kinës.
Qendra e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjes (QPKS) në vend tha se të paktën 46 raste kanë të bëjnë me një organizatë fetare kryesisht nga Daegu, qyteti i katërt më i madh në Korenë e Jugut.
Në karantinë janë vënë 74 kisha dhe institucione të kishës. Ata kanë shprehur keq ardhje të madhe që shumë prej pacientëve e kanë marrë virusin në komunitetin e tyre.
QPKS paralajmëroi këdo që ka qenë i pranishëm gjatë meshave në Kishën Shincheonji apo që ka vizituar spitalin Cheongdo Daenam në shkurt që të qëndrojë në shtëpi dhe të shmangin të dalat e panevojshme në publik.
Deri më tani janë 76 persona të infektuar, shumica e të cilëve nga provinca e Hubeit në Kinë, aty ku dhe u shfaq sëmundja për herë të parë.
Franca tërheq shtetas të tjerë nga Wuhani
Sipas disa burimeve diplomatike, Franca ka dërguar një avion për të tërhequr 28 francezë dhe 36 shtetas të tjerë nga BE-ja. Ata janë nisur prej Wuhani dhe do të qëndrojnë në karantinë në Kalvados, Normandi.
Ky është avioni i tretë që niset nga Parisi për në Wuhani, i cili është vënë në masa të rrepte sigurie dhe për një muaj ka pezulluar të gjitha udhëtimet.