English

“Korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta”, Bardhi: 11 vite që denoncojmë…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha këtë të hënë në Kuvend se Partia Demokratike gjithnjë ka qenë e gatshme për të luftuar korrupsionin.

- Advertisement -

Ai tha se për të bërë këtë nuk ka nevojë për rezoluta por për akte dhe veprime të cilat sipas tij, qeveria e kryesuar nga Edi Rama kishte 11 vite kohë për të treguar se mund ta luftojë korrupsionin me vepra dhe jo vetëm me fjalë.

Gjatë fjalës së tij Bardhi konfirmoi se grupi parlamentar i PD do të abstenoje.

“E vetmja gjë pozitive e kësaj qeverie dhe nga ky kryeministër, është pranimi prej tij se na u dashka një përpjekje e veçantë ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie në administratën e kryeministrit Edi Rama. Kjo duhet të trajtohet patjetër nga Kuvendi si prioritet kombëtar, pasi kjo është e një rëndësie jetike për të ardhmen e Shqipërisë.

Por një nismë e tillë do ishte serioze vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin. Partia Demokratike ka bërë 11 vite betejë për këtë me qeverinë më të korruptuar në Evropë. Ne kemi denoncuar aferën korruptive të inceneratorëve, Rama i doli në mbrojtje, denoncuam korrupsionin në shëndetësi, Rama i doli në mbrojtje, denoncuam korrupsionin në policinë e shtetit, Rama i doli në mbrojtje.

Të luftosh korrupsionin ka nevojë për akte dhe për veprime. Rama kishte 11 vite kohë për të treguar një akt që ka vullnet për të luftuar korrupsionin, por për fat të keq edhe këtë ai konsideron çështje të propagandës dhe e lufton korrupsionin vetëm me fjalë.

Ky model nuk ka asnjë lidhje me mirëqeverisjen dhe aq më pak me shtetin ligjor”,-tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?