Kualifikueset e Euro 2020 nuk ishin shumë pozitive për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit por ajo që mbajti lart flamurin ishte përfaqësuesja e Kosovës.
Dardanët zhvilluan një fushatë eliminatore fantastike dhe ishin shumë pranë kualifikimit historik në kampionatin evropian.
Ata e mbyllen në vendin e tretë në grupin A me 11 pikë, 4 më pak se Çekia.
Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar pasi dardanët kanë një tjetër mundësi kualifikimi që është Liga e Kombeve. Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars.
Në rast kualifikimi me tej do të diskutojnë pjesëmarrjen në evropian me fituesin e çiftit Gjeorgji – Bjellorusi.