English

Kosova dhe Serbia në dialog për targat, si e shohin analistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord përmes një marrëveshjeje të parakohshme, që automjetet e dy vendeve gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra ngjitëse të bardha simbolet shtetërore tek targat.

- Advertisement -

Vendosja e ngjitësve në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë konsiderohet sërish si mundësi e marrëveshjes tranzitore mes dy vendeve nga njohësit e procesit të dialogut.

Afati i fundit i skadencës është ditën e nesërme, ku ditën e sotme në Bruksel pritet të mbahet takimi i grupeve punuese nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli.

Gazmir Raci tha se një marrëveshje që nuk ka reciprocitet nuk duhet të pranohet nga pala e Kosovës, por nëse reciprociteti arrihet, atëherë marrëveshja do të jetë e suksesshme.

“Ajo marrëveshje që nuk e ka brenda reciprocitetin konsideroj se nuk do të duhej të pranohej nga pala e Kosovës. Stikersat kanë qenë zgjidhje e përkohshme deri në momentin kur Serbia e njeh Kosovën, pasi ne nuk e njohim njëra-tjetrën. Nëse arrihet të ketë reciprocitet konsideroj se marrëveshja do të jetë e suksesshme, nëse s’ka reciprocitet nuk parashoh qëndrueshmëri”, tha Gazmir Raci.

Më këmbëngulës për arritjen e një marrëveshjeje është njohësi i rrethanave politike, sociologu, Artan Muhaxhiri, i cili tha se kjo marrëveshje do të krijojë lehtësira dhe do jetë një ndihmë për Qeverinë e Kosovës që të dëshmohet si palë konstruktive në Bruksel.

“Kosova duhet të bëjë çmos që të arrihet kjo marrëveshje sepse e para do të jetë e dobishme për qytetarët e Kosovës, do të krijojë lehtësira dhe do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës që të dëshmohet si palë konstruktive në Bruksel. Aktualisht ekziston një imazh se Qeveria e Kosovës po e bllokon këtë marrëveshje, ndërsa nëse arrihet kjo marrëveshje do të ishte një hap tejet pozitiv në raport me Brukselin”, tha Artan Muhaxhiri.

Sipas tij, kjo temë teknike tregon sa e vështirë do të jetë edhe marrëveshja finale nëse s’ka vullnet dhe angazhim të palëve.

“Çështja e targave është një shembull tipik për gjithë kompleksitetin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Një temë realisht që duhej të ishte teknike është shndërruar në bllokadë të madhe që nevojiten kaq shumë muaj të diskutimeve dhe dialogimeve nga pala kosovare, serbe dhe ajo BE-së për të arritur një marrëveshje. Kjo nënkupton sa e vështirë do të jetë edhe marrëveshja finale nëse s’ka vullnet dhe angazhim të palëve”, tha Artan Muhaxhiri.

Marrëveshja e përkohshme e arritur në tetor të vitit 2021 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë skadon më 21 prill, ku ende nuk dihet se si do të kalohet kufiri, nëse dy vendet nuk e ripërtërijnë atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?