English

Kosova ende pa qeveri, Albin Kurti pritet të takohet sot me kreun e LDK-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas përfundimit të takimit ditën e djeshme, i cili zgjati 3 orë Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për mediat.

- Advertisement -

Nga burime të “Euronews Albania” mësohet se dy liderët do kenë një takim tjetër këtë pasdite, ndërsa Lëvizja Vetëvendosjes do të mbledhë kryesinë e saj në orët e paradites së sotme. Kurti u takua të hënën me presidentin Hashim Thaçi, i cili i kërkoi që të dërgonte brenda 48 orësh emrin e kandidatit për kryeministër.

 Në momentin kur fituesi i zgjedhjeve i jep presidentit emrin e mandatarit, fillon afati kushtetues prej 15 ditësh për votimin e Qeverisë së re. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, partitë politike në Kosovë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar paqartësi për krijimin e qeverisë së re.

Pas ultimatumit 48 orësh të dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit të qeverisë, kreu i VV-së, Albin Kurti po vijon takimet me LDK-në për të gjetur gjuhën e përbashkët për formimin e saj.

Vonesat për formimin e qeverisë nuk janë pritur mirë nga qytetarët, kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë kanë bërë thirrje të vazhdueshme, që subjektet politike të gjejnë sa më shpejt mirëkuptimin mes tyre për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?