English

Kosova ende pa qeveri, Glauk Konjufca mbledh Kryesinë e re të Kuvendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryesia e  re Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë të drejtuar nga kryeparlamentari i zgjedhur për këtë mandat, Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të  Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.

Pikërisht posti i kryeparlamentarit është ndër pikat e mospajtimit midis Vetëvendosje dhe LDK-së.

Pas takimit që zhvilloi me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi pohoi se është në vullnetin e spektrit politik që ta përfundojë me sukses procesin e 6 tetorit.

Thaçi mes tjerash tha se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin e parë, ndryshe duhet të deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Përfaqësues të lartë të trupës diplomatike në Kosovë kanë bërë thirrje të vazhdueshme për formimin e qeverisë, hap ky që do i shërbente konsolidimit të institucioneve dhe shërbimit të qytetarëve të vendit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?