Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

2 Gusht 2026 | 13:10

Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku kickboksi u përfshi për herë të parë në programin zyrtar të kësaj ngjarjeje shumë-sportëshe.

Në mesin e vetëm 10 shteteve mesdhetare pjesëmarrëse në këtë disiplinë, përfaqësuesi i Kosovës, Edmond Sallahu, arriti të fitojë medaljen e bronztë, duke regjistruar rezultatin më të mirë për vendin në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare, shkruan KosovaPress.

Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, selektori i përfaqësueses, Ilir Menxhiqi, si dhe sportistët Shaban Duraku dhe Edmond Sallahu.

Gjatë qëndrimit në Taranto u zhvillua edhe mbledhja e Bordit të WAKO Mediterranean, ku kryetari i FKBK-së, Fatmir Makolli, paraqiti zyrtarisht kandidaturën e Kosovës për organizimin e Kampionatit Mesdhetar të Kickboksit për vitin 2027 në Prishtinë.

Sipas Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, kandidatura e vendit është pritur pozitivisht dhe ekzistojnë gjasa të mira që organizimi i kampionatit t’i besohet Kosovës. Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë javëve në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan

Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të...
20:29 | 10/09/2026

Hamza takon ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së: Bllokada e institucioneve duhet të marrë fund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Siç...
19:20 | 10/09/2026

“Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozita në Prishtinë para vendimit në Hagë

Pak ditë para vendimit të madh në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, lufta e tyre dhe e shumë ushtarëve të tjerë kundër forcave serbe është...
18:07 | 10/09/2026