English

Kosova gati për Ligën e Kombeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet ndeshjet e qershorit të vlefshme për Ligën e Kombeve me disa mungesa.

- Advertisement -

Kalendari i ngjeshur nuk është problem për trajnerin francez të Kosovës, Alain Giresse. Ai tha se ka mjaftueshëm lojtarë për t’i përballuar ndeshjet

“Për mungesa po flisni ju jo unë. Lojtarët që janë këtu janë të kënaqur që janë këtu. Ne do të përgatitemi me shumë ambicie dhe motivim”, thotë Alain Giresse, trajner i Kombëtares së Kosovës.

Trajneri është  i zhgënjyer me vendimin e kapitenit të U21 Edvin Kurtulus, i cili zgjodhi Suedinë edhe pse u ftua nga kombëtarja e Kosovës.

“Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, shprehet Giresse.

Trajneri nuk vuri objektiva për 4 ndeshjet që e presin megjithëse synon të marrë rezultatin më të mirë në grup.

“Do ta marrim secilën lojë veç e veç, e pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupit”, thotë ai.

Kosova gjatë qershorit do të përballet me Qipron, dy herë me Greqinë dhe në fund me Irlandën e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?