Ministri i Drejtësisë i Danimarkës ka vizituar një burg në Gjilan të Kosovës ku vendi i tij synon të dërgojë deri në 300 të burgosur për të lehtësuar mbipopullimin në sistemin e burgjeve daneze.
Duke folur së bashku me homologen e tij Albulena Haxhiu, Hummelgaard e vlerësoi marrëveshjen një “bashkëpunim të frytshëm” midis dy vendeve.
“Ne kemi ardhur në Kosovë për të asistuar dhe për të ndihmuar burgjet dhe objektet e paraburgimit të Kosovës. Kjo është një ndihmë shumë e madhe për Danimarkën në një kohë kur kemi burgje të mbipopulluara, cka është një sfidë në vendin tonë.Kjo vizitë shënon zbatimin praktik të projektit”, deklaroi Peter Hummelgaard, ministri i Drejtësisë së Danimarkës.
Marrëveshja, e cila fillimisht u nënshkrua në vitin 2021, u bë traktat vetëm në fillim të këtij viti kur u miratua nga parlamenti i Kosovës.
Prishtina do t’i japë Kopenhagës 300 qeli burgu me qira. Danimarka do të jetë përgjegjëse për punën e modernizimit në mënyrë që objekti të jetë në përputhje me standardet daneze. Nga kjo marrëveshje Kosova fiton 15 milionë euro në vit. Por vendimi për të zhvendosur të burgosurit në burgun e Kosovës ka ngritur shqetësime në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reagon Kurti pas akuzave të Serbisë për urën në Ibër: Janë paralajmërim për sulm
- Kurti diskuton me QUINT-in për hapjen e urës mbi Ibër