English

Kosova kërkon njohjen nga Nepali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Guner Ureya ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Nepali.

- Advertisement -

Në një intervistë për Himalyan Times, ai ka thënë se njohja e Kosovës është e rëndësishmë për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Ballkanik.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës i mundësoi popullit të Kosovës të arrijë suksese të mëdha në një periudhë të shkurtër 14-vjeçare. Prandaj si një vend paqedashës, është shumë e rëndësishmë që Nepali dhe populli nepalez ta njohin Kosovën.

“Shpresojmë që Nepali ta njohë zyrtarisht Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që silueta e flamurit të Nepalit të pasqyrohet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës me fjalët “Faleminderit Nepal”, theksoi ambasadori.

Ureya foli për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Nepalit.

“Ka mundësi dhe potenciale të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve. Marrëdhëniet që kemi zhvilluar me Bangladeshin në pesë vitet e fundit mund të shërbejnë si shembull për marrëdhëniet tona të ardhshme me Nepalin. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Bangladeshin, u iniciuan marrëveshje dhe bashkëpunimi tregtar, kulturor, arsimor dhe ndërveprimet mes njerëzve janë rritur. Ne mund ta bëjmë të njëjtën me Nepalin”, nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?