English

Kosova larg marrëveshjes, LDK dhe Vetëvendosje dështojnë për formimin e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partitë politike në Kosovë që dolën fituese në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 nuk arritën as në takimin e djeshëm të gjejnë gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

Ndonëse në praninë e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve perëndimore, Albin Kurti dhe Isa Mustafa dolën pa rezultat duke shtuar dyshimin nëse një qeveri e përbashkët mes tyre është më në fund e arritshme në Kosovë.

Ky takim nisi pa praninë e ambasadorëve të vendeve të Quint-it dhe shefes së e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, diplomatët ndërkombëtarë iu bashkuan partive një orë pas nisjes së takimit.

Pasi dolën nga aty, ambasadori Britanik, Nicholas Abbott duke ikur tha shkurt se nuk u kanë dhënë asnjë këshillë dy partive.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, tha se oferta e partisë së tij mbetet e pa ndryshuar nga 8 Janari dhe nëse Vetëvendosje e pranon atë, ata janë të gatshëm ta nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë.

Ndërsa, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, theksoi se marrëveshja nuk është arritur pikërisht për shkak të insistimit të Lidhjes Demokratike për postin e kryeparlamentarit.

Ajo nuk mohoi mundësinë e takimeve dhe përpjekjeve tjera, për koalicion me LDK-në, deri më 4 Shkurt, kur përfundon afati kushtetues për mandatarin e dekretuar për formimin e qeverisë. Por, nuk përjashtoi as mundësinë e dështimit të marrëveshjes.

Haxhiu sërish përjashtoi mundësinë e kërkimit të partnerëve tjerë për të formuar Qeverinë, duke e lënë Lidhjen Demokratike si opsion të vetëm.

Pas thirrjes së Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi drejtuar partive politike, Lëvizja Vetëvendosja I ka dërguar emrin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë, ndërsa  tani sfida kryesore e VV-së mbetet bindja e  Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion, veprim ky, që do të sillet më pas formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?