English

Kosova ndalon hyrjen e autobusit me kosovarë të nisur nga Italia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një autobus me kosovarë i nisur nga Italia është ndalur dhe kthyer prapa në Kroaci, pasi nuk kishte autorizim, pas masave të marra për mbrojtje nga coronavirusi.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar ministri Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Lumir Abdixhiku.

“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Ministri Abdixhiku ka sqaruar se shtetasit e Kosovës, që gjenden jashtë vendit me viza në skadim do të trajtohen nga institucionet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?