Qeveria e Kosovës do të ndajë rreth 1,7 milion euro për punonjësit e sistemit shëndetësor në vend.
Vendimi për ndarjen e këtij fondi, u miratua këtë të hënë pas një mbledhjeje qeverie që u zhvillua online.
Ky fond do të shkojë për pagat e 1,271 punonjësveshëndetësorë dhe stafin mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022.
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 5 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Deri më tani, në Kosovë janë kryer 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU