Menjëherë pas përfundimit të konsultimeve me krerët e të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pas shkarkimit të qeverisë, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë lëvizjen e radhës. Përmes një letre ai i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që të propozojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar letrën e kreut të shtetit kosovar Hashim Thaçi duke thënë se do t’i përgjigjet në një moment të përshtatshëm. Sipas kryeministrit në detyrë, Presidenti i Republikës ka vendosur të anashkalojë nenin 82 pika 2, i cili flet për situatën pas mocionit të suksesshëm që përfundoi me rrëzimin e qeverisë.
“Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”. Ky është komenti që ka bërë kryeministri në detyrë i Kosovës ndaj letrës së Presidentit Hashim Thaçi.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria e re, Thaçi i dërgon letër Kurtit: Mandatoni emrin e Kryeministrit të ri