English

Kosova nis kthimin e organizuar të 834 qytetarëve, vendosen në karantinë për 14 ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë, ku vetëm sot nga Gjermania do të kthehen 130 prej tyre.

- Advertisement -

Ministri Abdixhiku deklaroi se si shtet e kanë për obligim të përkujdesen për secilin qytetar të vendit, por që bëri thirrje që vetëm udhëtarët me urgjencë të marrin rrugën e kthimit në Kosovë.

Ai në një konferencë me ministrin e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme tha se secili qytetarë që kthehet do të vendoset për 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, që po përdoret si karantinë.

 “Deri në këtë moment janë evidentuar rreth 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë dhe ne jemi duke i trajtuar këto raste në mënyrë të përbashkët. MSh ka shndërruar Qendrën e Studentëve në Prishtinë në qendër karantinimi. Secili i kthyer në Kosovë në formë të organizuar do të vendoset në këtë qendër për 14 ditë…Sot, dje dhe nesër e më tutje të gjithë qytetarët do të transportohen me mjete dhe me ndihmë të Ushtrisë dhe ushtarëve tanë. Dje e kemi kthyer ekipin Kombëtar të Boksit, sot kemi kthyer 39 qytetarë nga Stambolli, nesër presim t’i kthejmë 130 qytetarë nga Gjermania. Po e përsëris, secili nga të kthyerit do të duhet të vendoset nën përcjellje strikte në karantinë për 14 ditë”, u shpreh Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë

Abdixhiku shtoi se kanë zhvilluar një takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe disa ministri, ku tha se kanë koordinuar ndihmat shtesë ekonomike dhe financiare që i duhen Kosovës në këto momente.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?