English

Kosova nuk prodhon pasaporta prej dy muajsh, mungojnë materialet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët e Kosovës prej dy muajsh nuk mund të pajisen me pasaportë dhe leje drejtimi për automjete. Kjo sepse mungon materiali për prodhimin e ketyre dokumenteve.

- Advertisement -

Situata e krijuar ka acaruar dhe qytetarët.

Në përgjigjen me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi ka sqaruar pse është krijuar ky problem.

“Si shumë shtete të tjera, edhe ne po përballemi me vështirësi të furnizimit me materiale, vështirësi këto që i ka shkaktuar kriza globale e dalë nga lufta në Ukrainë dhe pandemia me COVID-19” , u shpreh ajo.

Ajo ka bërë të ditur se MPB po angazhohet qe sa më shpejt ta tejkalojë këtë problem.

“Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar që sa më shpejt dhe brenda mundësive të bëjë paisjen e të gjithë qytetarëve me dokumente. Kurse rastet të cilat kanë nevojë urgjente po trajtohen me prioritet”. theksoi Fetoshi.

Sipas asaj që u është thënë qytetarëve, lëshimi i dokumenteve për të cilat mungon materiali pritet të rifillojë në janar të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?