“Kosova po shkëlqen”- Vjosa Osmani në OKB: Pretendimet e Vuçiç, janë farsë politike
Vjosa Osmani mbajti fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku tha se hedh poshtë të gjitha pretendimet e homologut të saj serb Aleksandër Vuçiç, i cili akuzoi se kosova po bën një “spastrim etnik” te serbët e Kosovës.
Osmani tha se pretendimet e Serbisë për spastrim etnik ndaj serbëve të Veriut janë farse dhe politikisht të motivuara. Ajo shtoi se Ata kanë përfaqësuesit e tyre në komisione ligjore në institucione lokale dhe të tjera.
“Sot ndërsa jam këtu për të përfaqësuar vendin tim, republikën e Kosovës ju kujtoj impaktin që mungesa e demokracisë ka sjellë në vendin tim. Historia jonë la një gur kilometrik në historinë e njerëzimit. Ndërhyrja e NATO-s ishte për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të jetës së njerëzve. Ajo vuri në dukje domosdoshmërinë se nëse një popull kërcënohet nga tirania, atëherë kërcënohemi të gjithë. 25 vite më vonë, Kosova shkëlqen si një sukses për vlerat demokratike. Kosova i ka kaluar plagët e luftës dhe është kthyer në një kontribuese të demokracisë. Gjurmët e Kosovës në sport në muzikë dhe në filma tregon se në vend mbizotëron një inovacion i fortë që po sjell një impakt të ri në çdo vend. Janë njerëz që kanë rilindur që punojnë me pasion dhe kanë kurojao për të ëndërruar.
Historia jonë tregon se sa i fortë është roli jonë përkrahë aleatëve, se sa të fortë u treguam për tu ngritur pas hirit të luftës. Sundimi i ligjit është bërthama e çdo politike institucionale për të luftuar krimin e organizuar korrupsionin dhe për të garantuar drejtësi për të gjithë. Përpjekjet tona janë njohur nga “Freedom House”, “Reporterët pa kufi” dhe shumë të tjera.
Edhe pse 16 vjet shtet, Republika e Kosovës është më pro- europiane se çdo vend tjetër në rajon. Ne jemi angazhuar bashkë me partnerët ndërkombëtar për të garantuar siguri dhe paqe si në rajon edhe në vend. Kosova po përjeton gjithashtu një rritje ekonomike, të eksporteve dhe tërheqje të investimeve të huaja. Gjithashtu duke dërguar ushtrinë e saj për të ndihmuar vendet aleatë në botë, Kosova po ndihmon Ukrainën.
Ne e pranojmë se kemi shumë punë për të bërë, ne jemi të angazhuar për të zgjidhur sfidat tona në bashkëpunim me vendet aleate. Më lejoni të jem e qartë. Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik ndaj serbëve të Veriut janë farse dhe politikisht të motivuara. Serbia është kritikuar nga komiteti i Helsinkit dhe Parlamenti Europian për shkelje të të drejtave të njeriut. Infrastruktura ligjore dhe institucionale e Kosovës vetëm i mbron komunitetet serbe dhe të tjerë.
Janë qindra mijëra serbë që janë larguar nga Serbia gjatë qeverisjes së Vuçiçit, kjo e tregon qartë se ku janë serbët dhe nga se arratisen. Serbët kanë e Kosovës, kanë prani legjislative të avancuar në Kosovë. Ata kanë përfaqësuesit e tyre në komisione ligjore në institucione lokale dhe të tjera. U takon liderëve serbë të veriut nëse duan të takohen me institucionet. Qeveria e Kosovës ka ofruar për serbët e veriut mbështetje në arsim duke ofruar libra në gjuhën serbe. Atyre u është garantuar mbrojtje dhe siguri, gjë që i është garantuar edhe kishës serbe, Ne hedhim poshtë çdo akuzë për sulme të motivuara etnikisht apo politikisht”,-tha presidentja Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset