Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidimioliogjike në Kosovë i ka prezantuar kërkesën kryeministrit të Kosovës për ngritjen e gatishmërisë lidhur me coronavirus. Kështu u shpreh ministri i shëndetësisë, Arben Vitia për situatën
“Komiteti vendosi sot për ngritjen më të lartë të gatishmërisë lidhur me coronavirusin. Dhe kryeministrit të vendit do t’i kërkohet që të ngri shkallën e gatishmërisë në nivel të sigurisë së Kosovës”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministri Arben Vitia tha se është përgatitur Plani i Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, ku është bërë edhe përllogaritja financiare e aktiviteteve nga ministria.
“Bashkë më këtë është i bashkangjitur edhe plani i veprimit i cili është i kostuar deri në centin e fundit se sa do të shkojë në rastin nga situate në terren çdo herë. Mesa di unë në nivel është 10 milionë euro që do të kërkohen”, theksoi ai.
Ai shtoi se përgatitjet për të marrë masa do të vijojnë dhe se hapat do të varën nga zhvillimet në terren, varësisht nga to mund të merret dhe vendimi për mbylljen e shkollave. Kosova po ashtu, ka pezulluar me afat të pacaktuar të gjitha fluturimet që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut.