English

Kosova shtrëngon masat për parandalimin e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosova ka marrë një vendim që do të pezullojë përkohësisht të gjitha fluturimet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia si pasojë e COVID-19. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 13 mars në orën 15:00. 

- Advertisement -

Në konferencë për media, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia u pyet nga gazetarët nëse do të mbyllet kufiri me Shqiperinë.

“Njëra nga masat besoj që  keni lexuar dje. Shmangen udhëtime me autobus dhe me minibus nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm. Personat që do të hyjnë do të kontrollohen në masa strikte. Ky është një plan dinamik, nesër mund të mybllet kufiri me një shtet tjetër dhe të hapet me një tjetër, në varësi të zhvillimeve të terren” është shprehur ministri Vitia. 

Përvec kësaj, Vitia tha që janë bërë përgatitjet dhe së shpejti qytetarët e Kosovës do ta marrin përmes një SMS nga Posta numrin në të cilin do të mund të thërrasin të marrin këshilla mjekësore dhe udhëzime si të veprojnë kur kanë shqetësime lidhur me Koronavirusin.

I pyetur nga Euroneës Albania nëse masat e vendosura do të vlejnë edhe për tubimet fetare, ai tha se gjatë ditës do të koorinohen me ta, por nuk dha përgjgije se sa janë rezervat shtetërore të Kosovës në rast nevoje.

“Ne me bashkësinë islame, besoj se do të vihemi në kontakt ditën e sotme mbi pyetjen tuaj, kku besoj se do të koordinohemi në këtë drjetim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve. Për sa i përket rezervave shtetërore në aspektin e përgjithshëm nuk i kam statistikat këtu dhe kërkoj falje që nuk mund të jap një përgjigje të saktë”, ka shtuar ai. 

Ministri tha që Kosova ka gati dhe disa vende për karantina eventuale në rast nevoje.

Ndërsa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është votuar Komisioni i Posaçëm për parandalimin e infeksionit me koronavirusin COVID-19, i cili kryesohet nga Kryeministri dhe vec ministrave ka në përbërje edhe Adminisratën Tatimore, Agjencinë e Ushqimit, Autoritetin e Konkurrencës dhe institucione tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky komision është i detyruar të shpërndajë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, te policia, doganierët, e te të gjitha shërbimet tjera emergjente.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?